Deschamps i izoluar në stolin e Francës. Nuk flet më as me ish-shokët dhe miqtë e vjetër
Trajneri i Francës Didier Deschamps duket përditë e më i izoluar nga ambjenti dhe oborret e rëndësishme të futbollit francez. Pas dështimit në finalen e Kupës së Botës që u pasua me rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2026, një ngjarje e rëndësishme tronditi themelet e stolit të Deschamps. Shkarkimi i presidentit të federatës Le Graet në mënyrë të paevitueshme vë në pikëpyetje edhe kontratën e tij të re.
Mediat raportojnë se ai ka mbështetjen e shumë pak miqve dhe Zinedine Zidane është gati ta zëvendësojë në detyrën e trajnerit ku tashmë duket se është tërësisht i izoluar. Tensionet kanë nisur që në darkën e dhjetorit të vitit 2021 me të gjithë anëtarët e skuadrës fituese të Kupës së Botës 1998.

Si për habi të të gjithëve, Deschamps nuk ishte i pranishëm në atë darkë dhe sot duket se ka humbur mbështetjen e të gjithë dhe mungesa tjetër në ditëlindjen e 50 të Zinedine Zidane e bëri situatën edhe më të ftohtë.
Christophe Dugarry është njeriu që ka folur më shumë në lidhje me këtë temë, ndërsa thekson se edhe në grupin “Wats App”, ai nuk shkruan prej kohësh dhe ky është një sinjal shqetësues.
