Halaand në revistën “GQ” në një version të panjohur
Erling Halaand në një version që nuk e keni parë asnjëherë. Sulmuesi norvegjez i Manchester City nxjerr në pah anën e tij më sensuale në një intervistë dhe sherbim fotografik të veçantë për revistën pretigjoze “GQ”. I kuruar deri në detaje me veshte dhe aksesorë që shkojnë deri në 3 apo 4 mijë pound, Halaand deklaron:
“Unë meditoj sepse duhet të evitoj stresin që nuk është i mirë për askënd. E urrej të jem i stresuar dhe e evitoj shumë që të stresohem. Me mua, pjesa e meditimit funksionon shumë mirë. Nuk i lexoj asnjëherë rrjetet sociale se çfarë thonë për mua. Nuk me intereson fare. Më pëlqen të jem nën presion dhe të jem i sfiduar. Me ndihmon të jem shumë i fokusuar dhe madje i relaksuar në mendjen time”.

Halaand ka realizuar 27 gola në 24 ndeshje të luajtura me fanellën e Mancehster City gjatë këtij sezoni por momentalisht skuadra e tij është 8 pikë larg Arsenalit kryesues.

