Kupa e Shqipërisë, zhgënjen Kukësi por jo Egnatia. Teuta dhe Erzeni ndahen në “paqe”

Ndeshje të ekujlibruara ditën e mërkurë në Kupën e Shqipërisë ku tre sfidat e mbetura të raundit të parë të 1/8-ave nuk treguan superioritetin e skuadrave më të forta në letër.

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Fierit kundër Apolonisë. Skuadra e Rrahmanit reflektoi momentin “jo” të grupit verilindor që momentalisht mban vendin e fundit në renditjen e Kategorisë Superiore. Takimi tjetër do të luhet në datën 1 shkurt në “Kukësi Arena”.

Ndërkohë, në Korçë, Egnatia hodhi një hap të madh drejt fazës tjetër pasi kaloi me shumë vështirësi 1-0 Skënderbeun e Gvozdenovic. Në paqe u ndanë edhe Teuta dhe Erzeni në ndeshjen derbi.

90 minutat e ardhshme do të luhen në të njëjtin stadium “Niko Dovana” ku Edi Martini dhe Xhevahir Kapllani do të rinisen nga rezultati 1-1.