Shakira përfiton shifrën e frikshme. Miliona euro arkëtime nga kënga që sulmon Pique

Falë “Music Sessions #53” shakira ka arritur të kthejë në ar gjithë historinë e tradhtisë së Gerard Pique. Kënga është kthyer në një hit për femrat e të gjithë botës, duke regjistruar klikime rekord në Youtube, Spotify dhe Amazon Music.

Në mënyrë të paevitueshme, kjo do të thotë shumë të ardhura në arkën e këngëtares kolumbiane. Sipas programit televiziv spanjoll, “El Programa de Ana Rosa”, në total brenda 4 dirëve vetëm nga klikimet, Shakira ka fituar 2.5 milionë euro.

Por as Pique nuk po qëndron në hije pasi edhe ai po përfiton ekonomikisht nga kjo situatë. Pasi reklamoi orën Casio dhe makinën Tëingo, ai siguroi soonsorë të rëndësishëm për projektin e tij më të ri, Kings League.