Revolucion në futboll/ Ndryshim radikal në Botërorin e Klubeve

FIFA merr një tjetër vendim historik. Duke nisur që nga Botërori i Klubeve që do të luhet në muajin shkurt në Marok mes 7 skuadrave, arbitrat do të sqarojnë në lidhjet audio edhe vendimet që do të marrin.

Në mënyrë që çdo vendim të jetë transparent, gjyqtarët do ta sqarojnë vendimin e marrë edhe me zë dhe do të dëgjohen si në stadium edhe në transmetimin direkt. Vendim që pason ndryshimet e mëdha në dekadën e fundit përsa i përket arbitrimit.

Goal Line Technonogy fillimisht dhe më pas VAR dhe pozicioni gjysmë-automatik jashtë loje. Tashmë është radha e një tjetër ndryshimi po aq të rëndësishëm.