Luciano Moggi parashikon dënim me pikë për Juventusin
Luciano Moggi, dikur njeriu i plotfuqishëm i futbollit italian që u dënua nga procesi “Calciopoli”, bën një parashikim optimist për Juventusin duke paralajmëruar pikë penalizim pas hetimeve të nisur gjatë javëve të fundit.
Napoletani që tashmë është jashtë sistemit, thekson se Juventusi rezikon 1-2 pikë penalizim por jo më shumë ndërsa përjashton çdo mundësi që skuadrën ta rrëzojnë në Serie B.
Disa ditë më parë, Moggi ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të bordit drejtues të klubit torinez ku mbajti edhe një fjalim të gjatë e të fortë, duke i kërkuar klubit që të rikthejë në sallat e gjyqësorit çështjen “Calciopoli”, duke këmbëngulur se klubi bardhezi është tërësisht i pafajshëm për ato akuza që u ngritën edhe pse tashmë kanë kaluar më shumë se 17 vite.
