VIDEO/ Inter fitues i Superkupës, zikaltërit turpërojnë Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 22:14
Derbi i Milanos në Arabinë Saudite vishet zikaltër. 90 minuta perfekte për Interin në Riyadh kundër Milanit në një muaj të frikshëm.
Kampionët e Italisë e humbën ndeshjen në pjesën e parë ku pësuan dy gola dhe nuk bënë pothuajse asgjë për të kthyer rezultatin në favor duke u dominuar në çdo repart.
Simone Inzaghi fiton në Arabi, Superkupën e dytë pas asaj me Lazion, ndërsa Pioli del duarthatë dhe bashkë me skuadrën kuqezi regjistron ndeshjen e katërt rresht pa fitore ku numëron dy humbje e po kaq barazime.
Tashmë Milani duhet të mendojë për kampionatin ku bashkë me Interin janë në ndjekje të Napolit që është shkëputur ndjeshëm në krye të klasifikimit.
