Shumë shpejt do të behët baba. Futbollisti i Kombëtares ndan gëzimin me fansat

Marash Kumbulla do të bëhet baba pas rreth 9 muajsh. Mbrojtësi i Kombëtares i cili nuk ka gjetur shumë hapësira te Roma në dy sezonet e fundit, duket se në vitin 2023 ka ndryshuar faqe.

Pasi është aktivizuar titullar në dy ndeshjet e fundit ku ka bërë paraqitje pozitive, merr një tjetër lajm pozitiv që mund ta ndryshojë tërësisht jetën e tij. Shumë shpejt ai do të bëhet baba dhe këtë gëzim ka dashur ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

“Je emocioni më i madh i jetës tonë. Mami dhe babi të presin dhe të duan shumë që tani”.

Me këto dy fjali dhe një foto me fanellën për një foshnje me numrin 24 dhe mbishkrimin “babi”, Kumbulla ndan gëzimin në Instagramin e tij personal. Kumbulla është fejuar prej më shumë se dy vitesh me bukuroshen italiane, Greta Manzato.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)