Ofertë e çmendur për Manchester United, pasaniku britanik shumë pranë blerjes së klubit
5 miliardë pound për të blerë Manchester United. Njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe, Jim Ratcliffe kërkon me çdo kusht të blejë klubin më të titulluar të Premier League.
Familja amerikane Glazer ka bërë me dije se do të tërhiqet nga tregu i futbollit anglez, por do të heqë dorë nga klubi i kuq vetëm nëse do të prezantohet një blerës dinjitoz. I tillë është Ratcliffe që sipas “The Times” konfirmon bisedimet me familjen Glazer për blerjen e klubit pasi edhe tifozët po kërkojnë me këmbëngulje që ata të largohen nga “Old Trafford”.

70-vjeçari është i avantazhuar në këtë garë pavarësisht ofertave nga Lindja e Mesme dhe Azia sepse fakti që është anglez, e bën më të dashur për tifozët. Ofertat do të vlerësohen në muajin shkurt ndërsa vendimi për ndryshimin e pronësisë do të merret në fundin e këtij sezoni. Pasuria e Ratcliffe vlerësohet të jetë rreth 15 miliardë pound.
