Sulmoi portierin e Arsenalit, rrezikon përjashtimin e përjetshëm nga stadiumet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 12:55
Personi që sulmoi portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale nga shkallët e stadiumit të Tottenham, do të përballet me akuzat penale. 35-vjeçari, Joseph Watts akuzohet për sulm fizik dhe në këtë situatë rrezikon shumë.
Përveç kalimit të pjesës së staduiumit që ndan shkallët nga fusha dhe sulmit ndaj numrit 1, ai akuzohet edhe për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke rrezikuar përjashtim të përjetshëm nga stadiumet pa mundësi apelimi.
Ramsdale që festoi ndoshta edhe në mënyrë të ekzagjeruar në fundin e ndeshjes Tottenham-Arsenal, u bë viktimë e sjelljes së dhunshme të 35-vjeçarit që e goditi me shkelm dhe më pas u largua me shpejtësio nga stadiumi.

