Kupa e Shqipërisë, nuk zhgënjen asnjë nga skuadrat e Superiores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 16:00
Skuadrat pretendente kanë hedhur nga një hap të madh drejt fazës tjetër të Kupës së Shqipërisë duke siguruar fitore me peshë në ndeshjen e para të 1/8-ave.

Tirana shkatërroi 3-0 në transfertë Lushnjen ndërsa Vllaznia kaloi 2-0 Bylisin. Fitore e rëndësishme edhe për Partizanin që triumfoi në Dibër kundër Korabit me rezultatin 3-1.
Nuk zhgënjen as Kastrioti që kaloi me të njëjtin rezultat Dinamon në kryeqytet, ndërsa po 3-1 fitoi edhe Laçi në Berat kundër Tomorit. Tre ndeshjet e ditës së mërkurë që mbyllin sfidat e para të këtij raundi janë;

Apolonia-Kukësi
Skënderbeu-Egnatia
Erzeni-Teuta
