Audioja pornografike në transmetim direkt, Lineker nuk është dakort që BBC të kërkojë falje
Gary Lineker thyen heshtjen në lidhje me audion e karakterit pornografik që u dëgjua gjatë një transmetimi live në ndeshjen e FA Cup. Ish-lojtari i kombëtares, sot prezantues i njohur në ishull, deklaron se BBC nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje.
Sipas informacioneve, audio dilte nga videoja që po luhej në një telefon të vendosur në një ekran në fushën e blertë të stadiumit “Molineux” për sfidën Wolves-Liverpool. Këtë e bëri një prej njerëzve më të njohur të fushave në Angli, Daniel Jarvis, i ndaluar disa herë nga policia për hyrje pa leje dhe mësymje përtej barrierave ndarëse. Edhe pse BBC kërkoi falje, Lineker nuk është i këtij mendimi duke theksuar se është shumë e ekzagjeruar të flitet për një skandal pornografik.
“Deri në fund të transmetimit nuk po kuptoja asgjë, ndërsa më pas kur mbaruam hapa celularin dhe telefoni im ishte mbytur nga mesazhet. Gjatë transmetimit nuk mund të dëgjoja asgjë, madje edhe kur fola me Alan Shearer. Në situata të tilla, askush nuk e ka më mendjen te ndeshja por më duhet të them se gjithçka ishte gazmore dhe si të tillë duhet ta shikojmë këtë situatë. BBC kërkoi falje por nuk duhet ta kishte bërë një gjë të tillë”.
Ky është celulari ku u luajt videoja.

