Me "mik" edhe te Barcelona. Laporta ndërhyn për djalin e ish-sulmuesit të njohur

Quhet Joao de Asis Moreira dhe është djali i Ronaldinho-s. I rritur në akademinë e Cruzeiros, braziliani, mesa duket nuk ëahtë aq i talentuar sa babai i tij.

I rekomanduar nga Joan Laporta për t'u testuar në akademinë e Barcelonës, ai nuk i ka kaluar testet por presidenti ka ndërhyrë për t'i dhënë edhe një shans. 

Kreut të klubit i pëlqen shumë ideja për të pasur në Barconë djalin e lojtarit simbol gjatë mandatit të tij të parë, prandaj trajnerët në akademi do ta testojnë me në detaje dhe ku i dihet...herën e dytë ndoshta e kalon klasën.

Joao ka lindur në janar 2005 dhe është fëmija i vetëm i ish-sulmuesit brazilian.