Me euro, dollarë, paund… dhe 25 doza kokainë në makinë, në pranga 33 vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2023, 09:30
Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi në automjetin që po drejtyonte u gjetën 25 doza kokainë dhe shuma parash eruo, paund, lekë e dollarë.
Me finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Boxes”, u arrestua V. B., 33 vjeç, banues në Fier.
"Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
