Pezullohet nga moti i keq linja e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, ja kur rinisin lundrimet

Për shkak të kushteve të përkeqësuar metorologjike, ka pasur vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës. Autoriteti Portual ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit të trageteve të linjave Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Autoriteti Portual i Durrës njofton se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen sot nga portet respektive në orarin e zakonshëm, por do të nisen rreth orës 7:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023.

Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare.

Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim