“14 maji”/ Ja si do të ndahen komisionerët mes PS, PD e PL, por një i takon edhe PSD-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme partitë politike kanë propozuar anëtarët e sekretarët e KZAZ-ve.
Dy komisionerë i merr Partia Socialiste, 2 Partia Demokratike zyrtare, e cila deri tani drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, një Partia e Lirisë dhe një Partia Socialdemokrate, e cila drejtohet nga Tom Doshi.
Vlen të theksojmë se kjo ëshë hera e parë që Doshi do të ketë Komisioner, që nga momenti që mori drejtimin e PSD-së, pasi iku Skënder Gjinushi.
KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së.
Në KQZ sot ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa, ndërsa nga PD-ja e Berishës dhe nga PL nuk kishte asnjë përfaqësues.
