Zgjedhjet e 14 majit, Burimi: Me Bashën ra shpresa e demokratëve, Berisha e rigjallëroi PD-në

Teksa data e zgjedhjeve është rreth 4 muaj larg, ende nuk dihen kandidatët me të cilët opozita do të shkojë në këto zgjedhje.

I ftuar në një intervistë për Ora News, analisti Genc Burimi deklaroi se pavarësisht se ende nuk ka një program të PD-së për këto zgjedhje, shpresa e PD-së është rritur me ardhjen në detyrë të Berishës krahasuar më kohën kur partia kishte lider Lulzim Bashën.

"Alternativa ende s’ka ardhur. Ende s’ka programe, por ajo që ka një ndryshim madhor dhe ky është paradoksi… PDI-ja është dobësuar nga ana institucionale, por është forcuar nga ana e ridhënies së shpresës.

Me Lulzim Bashën shpresa e demokratëve për të patur një pozitë më të fuqishme e për tu rikthyer në pushtet kishte rënë në afërsinë e zeros. Që nga çadrat, mitingjet etj. Lulëzim Basha i kishte humbur kreditet. Me Berishën, nuk dua të them se do të bëjë më mirë se Basha, por që prej shpalljes së tij nongrata, ky është paradoksi, PD-ja ka rigjetur ngjyra.

Kjo është parë dhe në mobilizimet  e jashtëzakomnshme në të treja manifestimet që ka bërë PD-ja. Duhet pranuar dhe konstatuar se ka një rigjallërim të shpresës me rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë. A përkthehet kjo në vota? Kjo është për tu parë," tha ai.