Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Në fund të 2023 do kemi një pasqyrë të qartë
Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE?
Në fund të 2023 Shqipëria do të ketë një pasqyrë të qartë se kur do të anëtarësohet në BE.
Kryenegociatore Majlinda Dhuka në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme Olta Xhaçka tha se në fund të këtij viti do të ketë një qartësim mbi këtë proces.
“Në fund të vitit 2023 do të kemi qartësim të dakordësuar me KE mbi stadin e përafrimit të Shqipërisë me direktivat e BE-së dhe të gjitha rekomandimet që duhet të përmbushim gjatë procesit të negociatave. Në fund të vitit 2023 do të ndaj pasqyrën e qartë mbi ku është vendi në raport me AKI ku do të shkojë dhe sa shpejt do të afrohemi ne drejt anëtarësimit. Pavarësisht nga kjo sepse procesi i negociatave kërkon kohën e vet të natyrshme”
Por ndërkohë kryenegociatorja tha se po avancohet me këtë proces që në thelb është teknik në negociata, fusha me të cilat afrohemi me BE-në përpara se të jemi anëtarë me të drejta të plota.