"Edi Rama kriminalizoi shoqërinë" Shehi: E para rrëzimi i qeverisë, pastaj ikja e Metës dhe Berishës

Aleati i Berishës, Dashamir Shehi thotë se detyra primare e opozitës është të rrëzojë Ramën nga qeveria

Nuk është puna se ka kriminelë, se kriminelë ka dhe në Londër, por Edi Rama ka kriminalizuar shoqërinë shqiptare që nga 2015. Vuri fshatarët të mbjellin drogë, policët mbjellin drogë, numërojnë paratë e drogës. Sot është kriminalizuar shoqëria shqiptare. Ky është hall i madh. Dhe duke e kriminalizuar një pjesë e kësaj shoqërie nuk e suporton më këtë jetë dhe ikën edhe kur është mirë ekonomikisht.  Këtë duhet tia bëjmë të qartë shqiptarëve.

Ndërsa si punë të dytë vendos nevojën për ndryshime në opozitë me njerëz dhe ide të reja.

“Ato që janë alternativa të provuara një herë dy herë tre herë, 5 herë nuk mund të vazhojë përjetësisht kjo punë. Nuk ka më vlerë politika nuk tërheq njeri. Ky është realiteti dhe duhet të përballemi, të mos bëjmë sikur nuk ndodh gjë. Meta një herë me PS-në, një herë bën partinë e vet, më pas bëhet me PD-në dhe më pas zihet e bëhet president e na kthehet për të rrëzuar Edi Ramën, më fal por ka lezet dhe kjo punë. Votuesi tregon se nuk e kupton dhe disa njerëz duhet të kenë kurajon ti thotë që nuk po kuptoni asgjë e po vazhduat kështu do të rrini po aty ku jeni. Ky është realiteti. Ata e mendojnë ndryshe, kanë lirinë ta thonë. Kanë televizionet që e mbështesin, kanë njerëz dhe një grup interesash nga prapa por nëse duam të lagojmë këtë qeveri që ka mbushur kupën e ka korruptuar.

Gjatë intervistës për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora Shehi këmbënguli që e para detyrë që kemi është të largojmë Edi Ramën, PS nga pushteti.

“Pastaj a është heroi Berisha, Ilir Meta e lëmë për dorë të dytë. Ata që duan të rrëzojnë Edi Ramën duhet të investohen për ata djem e vajza që duan të vënë në bashki”