Video/ Spiropali ia merr valles me Agron Çelën: O bukuria jote Elisa mos t’u prishtë...

Tashmë është fakt që deputeti i Shkodrës Agron Çelaj nga Partia e Lirisë është bashkuar me PS-në, e ndërsa në Shkodër ky vendim duket se është pritur dhe me festë mes radhëve të socialistëve shkodranë ku drejtuese politike e PS-së në këtë qark është Elisa Spiropali.

Kjo e fundit shihet teksa duke kërcyer në krah përfaqësuesve lokalë, ku nuk mungon as Benet Beci, deputet, si dhe i zgjedhuri i ish-LSI, tashmë PL, Agron Çela.

Por lavdet për njeriun që stabilizon marrëdhëniet mes Parlamentit dhe Qeverisë nuk kanë munguar.

“O bukuria Elisa mos t’u prishtë, sa e bukur paske kenë”, dëgjohet këngëtarja, e cila tekstin e këngës së "Gjyles" ia përshtat ministres.