"Bashkëshorti i saj, “investitor strategjik”"/ Xhaçka: Fjalën e fundit e thotë drejtësia, jo opozita që ka humbur busullën
Në analizën vjetore të punës së tyre për vitin 2022 si dhe objektivat për vitin 2023, ministrja e jashtme Xhaçka u pyet edhe lidhur me dorëheqjen nga detyra të kërkuar nga opozita për shkak të çështjes së investitorëve strategjike.
“Nuk më rëndojnë shpatullat aq sa ç’mund ta imagjinoni të qenin ministre dhe investitore strategjike. Është kthyer në filozofi punë nga opozita e cila shpif shpif se diçka do të mbetet. Shpifje dhe hiperbole politike që vjen nga kjo opozitë që ka humbur rrugën e saj. Megjithatë ky është një proces që për fat të mirë ka hyrë në binar ligjor dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Do ju thosha të prisni me durim ashtu siç po pres edhe unë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam kaluar asnjë normë etike dhe morale.”, tha Xhaçka.
