Të dënuar vite më parë/ “Shpëtojnë” Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj, KQZ: Janë rehabilituar, s’janë pjesë e “Dekriminalizimit”
Një vjedhje e kryer afro 20 vite më parë në Itali, është bërë pjesë e e verifikimit të thelluar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ndaj ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës Agron Kapllanajn.
Ai është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për këtë vepër penale, por letrat e tij tashmë dalin të pastra kur i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas verifikimit të Prokurorisë periudha kohore është e mjaftueshme që ai të cilësohet si i rehabilituar.
“Nga verifikimi i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, Kapllanaj vijin të mbajë në kurriz dënimin me 2 vjet burg në Itali në 2004 për akuzën e vjedhjes, KQZ-ja vëren se Kapllanaj i ka pranuar akuzat në fletën e vetëdeklarimit të bërë.
Nisur nga kjo KQZ-ja i është drejtuar Prokurorisë për verifikimin e këtyre të dhënave, ku rezulton me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Fierences me 2 vite burg dhe 20 euro gjobë.
Rezulton se ka qenë në hetim në vitin 2012, por nuk rezulton se ka pasur urdhër ndërkombëtar.
Sipas përfundimit të hetimit subjekti rezulton i rehabiolituar dhe nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Dhe si i tillë nuk ka asnjë shkelje të kryer nga ai", u shprehen perfaqesuesit e KQZ-se.
“Kapllanaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të tij si subjekt zgjedhor”, deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
I njëjti argument u pranua nga KQZ-ja edhe për Kleo Muratajn, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës në 1991 me 2 muaj riedukim për armëmbajtje pa leje.
“Kleo Murataj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit nga ligji si subjekt zgjedhor”, tha kryekomisioneri Celiabashi.
