Berisha "flet" me pamje: Ja si u denoncua muaj më parë këshilltarja e Ramës, Alda Klosi, me gjysmë milioni euro nën dyshek
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale lidhur me grabitjen e bërë ndaj banesës së Alda Klosit, ish-shefes së Kabinetit të Arben Ahmetaj, njëherësh këshilltare pranë Kryeministrit Rama, e cila duket se ka hapur kutinë e pandorës sa i perker korrupsionit.
Ndërsa ka publikuar një video-mesazh të gazetarit të ndjerë Kastriot Myftari që denonconte kohë më parë Alda Klosin, Berisha thotë se këshilltarja e kryeministrit Edi Rama është denoncuar edhe më herët, duke shtuar se Klosi mbrohet nga "Skapi" i partisë.
"Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysëm milion euro nën dyshek.
Por ajo mbrohet nga “Skapi” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj.!", shprehet ne reagimin e tij kreu i PD-së, Sali Berisha.
