Bozdo: Do të futemi në garë, opozita e gatshme për 14 majin

Eno Bozdo anëtar i kryesisë së PD në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi tha se PD me bojkotin e zgjedhjeve 4 vite më parë bëri “gabimin e pafalshëm”.

Sakaq ai u shpreh se e sheh të bashkuar opozitën dhe se “duam dhe një front qytetarët përkrah”.

Eno Bozdo: Opozita është më e gatshme se kurrë. 4 vite më parë ne bëmë gabimin e pafalshëm të zgjedhjeve vendore e cila më pas i dha shumë terren PS. Kemi të bëjmë me interesa të kapura dhe me segmente të kapura të shoqërisë. Ne do të futemi në garë, do të marrim rezultat shumë të mirë në garë por duhet të kuptojmë diçka, është e qartë që nuk kemi të bëjmë me zgjedhje si të kaluarat. Këtë herë shkalla e manipulimit të votës do të jetë edhe më e sofistikuar. Për sa kohë kjo qeveri do të jetë në pushtet dhe për sa kohë Rama do ta mbajë kontrollin mbi pushtetin mbi zgjedhjet, një situatë e tillë nuk do të shmanget kurrë.  

“Opozitën e shoh më të bashkuar se kurrë, duam dhe një front qytetarët përkrah. Kjo është një çështje që nëse shqiptarët do të bashkohen me “tërmetin” e Ramës pasi i ka shkaktuar vendit traumat më të mëdha.  Vota e 14 majit do të ketë ndikim dhe në zgjedhjet e vitit 2025 por mbi të gjitha do të sanksionojë mekanizmin që Rama e ka vënë që aq kohë në funksion, shantazhi e përdorimi i parasë për të marrë vota.”, tha ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.