Tedi Blushi: Rama duhet larguar sa më parë, të mbështetet fermeri e zhvillimi ekonomik
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat kërkoi që “Të mbështetet fermeri, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit”.
Sipas tij Bujqësia është sot në zi sepse rilindja nuk ka asnjë plan dhe jep thuajse zero mbështetje për të.
Blushi bëri një krahasim me shtetin e Kosovës dhe u shpreh se “Kosova është sot shembulli më i duhur pse Edi Rama duhet larguar sa më parë”.
Tedi Blushi: Është jetike që në Shqipëri të mbështetet prodhimi. Të mbështetet fermeri, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit. Bujqësia është sot në zi sepse rilindja nuk ka asnjë plan dhe jep thuajse zero mbështetje për të. I shkëlqyer shembulli i qeverisë së Kosovës që me shpalljen e rritjes së pagave po aplikon bujqësi të pagave evropiane duke dhënë modelin patriotik se si mbështetet bujqësia. Kosova është sot shembulli më i duhur pse Edi Rama duhet larguar sa më parë. Për shqiptarët e Shqipërisë për bujqëri tanë kalben sot në sera dhe nuk gjejnë treg produktet e tyre. Laku varfërisë po ngushtohet ço ditë dhe jetesa po bëhet e papërballueshme pasi qeveria po kujdeset vetëm për xhepat e Ramës dhe ministrave të tij.
