PL: 14 maji, ditë vendimtare për ta shpëtuar Tiranën nga duart e pastrimit të parave dhe klientët e qeverisë
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga Numbeo, databaza më e madhe e të dhënave të kostove në botë, e cila ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023.
Sipas këtyre të dhënave Tirana dhe Beogradi janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon përsa i përket kostos së jetës.
Nisur nga këto të dhëna, Kërpaçi thekson në reagimin e saj se ky është një realitet që e jetojnë çdo ditë, pasi siç thotë ajo banorët e Tiranës kanë vështirësi të përballojnë kostot mujore që lidhen me taksat e detyrimet financiare shumë të larta të bashkisë, shpenzimet për ushqimin, transport, etj.
“Kostoja e jetesës në Tiranë është shtrenjtuar dhe ky është një realitet që e jetojnë çdo ditë familjet Shqiptare!
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Numbeo, databaza më e madhe e të dhënave të kostove në botë, e cila ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023.
Banorët e Tiranës kanë vështirësi të përballojnë kostot mujore që lidhen me taksat e detyrimet financiare shumë të larta të bashkisë, shpenzimet për ushqimin, transport, etj.
Votimet vendore të 14 Majit janë ditë vendimtare për ta rikthyer ekonominë e kryeqytetit nga duart e pastrimit të parave dhe klientëve të qeverisë, në shërbim të banorëve të Tiranës. Objektiv kryesor i Partisë së Lirisë do të jetë ulja e kostos së jetesës në Tiranë dhe ndalimi i ndikimit të fenomeneve negative si pastrimi i parave në ndërtim, tek kostoja e jetesës që rëndon familjet dhe bizneset në Tiranë”, deklaron nënkryetarja e PL-së, Floida Kërpaçi.

