Diplomacia "sytë" nga deti e pensionet me Greqinë, Xhaçka: Negociatat ende teknike
Diskutimet për marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vijojnë edhe për vitin 2023.
Ministrja e jashtme Olta Xhaçka dekalëroi se po punohet ende për diskutimrt teknike për arritjen e një kompromisi të përbashkët para se të referojnë doklumente në gjykatën e Hagës.
Olta Xhaçka: "Do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.
Jo vetëm kaq diskutimet do të jenë dhe në fusha të tjera.
Olta Xhaçka:“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e çëshjteve ende të pazgjidhura me shtetin fqinj. Nuk bëhet fjalë për delimitimin e hapësirës detare por dhe për për çështje të tjera të trashëguara si shfuqizimi i të ashtuquajturit ligji i luftës dhe efektet që pasojnë sa i takon të drejtave të pronësisë dhe çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut këtej e andej kufirit. Edhe çështje të tjera të hapura të karakterit kufitar.
Në një fazë të dytë qeveria do i kërkojë presidentit autorizimin për tu ulur në tryezë teknike
Olta Xhaçka:“Në një moment do të duhet të kërkojmë plotëfuqinë e presidentit dhe autorizimin për tu ulur në një tryezë teknike dhe diskutuar kompromisin që do i hapë rrugë referimit të çështjes në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë”.
Ndërkohë mes dy shteteve janë tu ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare.
Xhaçka i konsideroi intensive bisedimet mes dy shteteve si vitin që lamë pas dhe garantoi se do të jenë të tilla edhe këtë vit dhe pjesë e tyre do të jetë dhe arritja e një marrëveshjeje për pensionet.
Olta Xhaçka: "Një çështje e rëndësishme është fillimi i diskutimeve teknike për një marrëveshje për cështje sociale si përfitimi i pensioneve. Është një paketë cështjesh që dote gjejë zgjidhje falë këtij bashkëpunimi dhe diskutimi intensive që kemi pasur gjatë vitit 2022 dhe do ta kemi dhe gjatë këtij viti"
Kosova
Gjatë raportomit për punën e dipomacisë shqiptare prë vitin që lamë pas, Xhaçka shprehu edhe mbështetjen e shtetit shqiptar për Kosovën, ndërsa tha se dialogu është e vetmja zgjidhje.
"Ne jemi edhe më të vendosur për krah Kosovës. Shqipëria mbëhstet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në very të Kosovës. Dënojmë sulmin që ka ndodhur ndaj dy qytetarëve të Kosovës me etni serbe dhe përshëndesim policinë e Kosovës që ka vepruar shpejt. Një zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme mund të voijë përmes një marrëveshjeje për njohjen e ndërsjelltë."
Xhaçka foli dhe për samitin e Berlinit, i cili këtë vit do të mbahet për here të parë në Shqipëri.
Olta Xhaçka:"Këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit dhe do të mikpresë Samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit"
Disa objektiva të tjerë të ministrisë së jashtme për 2023-shin, mbeten finalizimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë dhe Greqinë si dhe pritet hapja e Ambasadave shqiptare në Ukrainë dhe në Baku.
Ndërkohë që pritet ndryshimet e ambasadorëve
Olta Xhaçka: Shërbimit tonë diplomatik i ka ardhur koha për tu ripërtërirë dhe riparë. Ne jemi angazhuar gjatë verës në një proces goxha intensiv të ripërtëritjes dhe zëvendësimit të shumë diplomatëve në 51 përfaqësitë tona. Ka ardhur momenti për të parë çështjen e ambasadorëve. Kam qenë në diskutime me kryeministrin për të diskutuar për njerëzit më të përshtatishëm dhe diplomatët më të zot për të çuar para nismat dhe objektivat që kemi në të ardhmen. Në KS kemi çuar 20 diplomatët më të mirë.
