“Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon”, Xhaçka: Çelja e negociatave, kurorëzim i një pune të madhe

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka si dhe Ministrja e Shtetit njëherësh Kryenegociatore Majlinda Dhuka kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë raportuar mbi të gjithë dinamikën e ndjekur nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian.  

Gjatë fjalës së saj, ministrja Olta Xhaçka theksoi se Samiti i Tiranës ishte tregues si faktor i stabilitetit në rajon

“2022 ka qenë një vit arritjes të paprecedente për politikën e jashtme.  Për ne sot rruga është e hapur negociatat për anëtarësim sot janë hapur. Negociatat me BE-në duhet të ishin hapur me parë. Çelja e negociatave ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë dhe ka nivel të mirë përgatitje në fushën e politikës së jashtme', tha ajo.

Ajo ka bërë me dije se pritet hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë. Xhaçka foli dhe për samitin e Berlinit, i cili këtë vit do të mbahet në Shqipëri.

"Edhe këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit dhe do të mirëpresë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit. Samitet në Tiranë në 2022 dhe 2023 janë shprehje e forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon. Por dhe nisma e Ballkanit të hapur vijon t’i shërbejë stabilitetit të Rajonit”, - u shpreh Xhaçka.