“Tërmet” Murati: Nuk ka rëndësi togfjalëshi që përdor Rama por përgatitja e opozitës

Erl Murati analist në një intervistë për RTV Ora me Beti Njuma  tha se togëfjalëshi “tërmet” që përdori  Rama në fund të mbledhjes maratonë nuk është i rëndësishëm pasi “Për batuta Ramës nuk ja ha qeni shkopin”.

Ai tha se 14 maji do të jetë një betejë e fortë politike dhe opozita duhet të jetë vigjilente.

Erl Murati: Mbledhja maratonë e Ramës pati reagim kryesisht nga opozita e cila kujtoi zgjedhjet e vitit 2016 ku në përgjime Damian Gjiknuri fliste për tërmet votash në garën që rezultoi në fitoren e PS. Nuk ka rëndësi togfjalëshi që ka përdorur Rama, e rëndësishme është që opozita të jetë e përgatitur për më të keqen në kuptimin politik të fjalës. Zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor pritet të jenë një betejë e ashpër. I takon institucioneve të drejtësisë të bëjnë transparencë dhe të jenë vigjilente.

"Dhe PD e di se përpara çfarë sfide po shkon dhe me kë do të ndeshet. Nuk do të thoja që është zhvillim i rëndësishëm mbledhjet e Ramës. Për batuta Ramës nuk ja ha qeni shkopin dhe nuk çuditem nga batutat që ai përdor. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një betejë politike.", tha ai.