Zyrtares i vjedhin miliona euro, Bozdo: Megakorrupsion, skandal i kapjes së qeverisë shqiptare nga korrupsioni
Pastruesja personale e Alda Klosit (Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave), arriti të vjedhë një shumë të konsiderueshme nga banesa e Klosit që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori.
Eno Bozdo anëtar i kryesisë së PD në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi tha se “Ngjarja është sa ironike dhe treguas i një megakorrupsioni dhe një skandali të kapjes në disa nivele të qeverisë shqiptare nga korrupsioni nga bakshishi nga ryshfeti”.
Sipas Bozdos “Pasurimi i zyrtarëve të PS ndodh në mes të ditës, me arrogancë”.
Eno Bozdo: Ngjarja është sa ironike dhe tregues i një megakorrupsioni dhe një skandali të kapjes në disa nivele të qeverisë shqiptare nga korrupsioni nga bakshishi nga ryshfeti. Jo vetëm që nuk është normale por është shumë shqetësuese ulëritëse fakti që një ish zyrtare që ka mbajtur poste të rëndësishme ti gjendet një shumë e tillë e madhe parash. Të shpresojmë që SPAK ti shkojë deri në fund kësaj afere. Gjithë sistemi është i korruptuar, i kapur. Pasurimi i zyrtarëve të PS ndodh në mes të ditës, me arrogancë. Të gjitha këto që na ndodhin nuk tregojnë gjë tjetër veçse kemi të bëjmë me një pushtet të korruptuar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
