Berisha: Rama nuk ka dhënë rrogat e mësuesve për dhjetorin, po i përdor për bixhoz qeveritar

Sipas kreu të PD-së, Sali Berisha arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor dhe se me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar.

Ai shkruan se e dënon me ashpërsinë më të madhe mosdhënien e pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Berisha: Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare. Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve përfshirë këtu kamatën për vonesën.

Lexoni denoncimin e mësuesit dixhital: Doktor përshëndetje! Shqetësim i madh është mos'hedhja e rrogave te mësuesve për muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetësim se jam me ata tani dhe duhet patjetër te ndërhysh.