“Viti 2023 do të jetë i vështirë”, Lazimi: Qeveria duhet ta jetë më largpamëse për situatën ekonomike

Majlind Lazimi ekspert ekonomie në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se “Bonusi i qeverisë është i pamjaftueshëm”.

Sipas tij “Viti 2023 do të jetë një vit i vështirë” dhe qeveria duhet të marrë në shqyrtim aspekte të ndryshme “duhet ti shikojë gjërat në plan më afatgjatë me një paketë e cila nuk adreson vetëm nevojat momentale por më afatgjatë”.

Majlind Lazimi: Bonusi i qeverisë është i pamjaftueshëm. Qeveria duhet ta jetë më largpamëse për situatën ekonomike dhe duhet të shikojë çështje të ndryshme. Duhet të shqyrtojë çështje të mprehta ekonomike, qeveria duhet ti shikojë gjërat në plan më afatgjatë me një paketë e cila nuk adreson vetëm nevojat momentale por më afatgjatë. Viti 2023 do të jetë një vit i vështirë. Do të doja një paketë masash në të gjitha drejtimet, së pari përsa i përket mbështetjes sociale dhe pastaj padyshim që shtresat vulnerabël. Duhet adresuar çështja e emigracionit, po vuhet mungesa e krahut të punës e fuqisë punëtore, janë çështje që duhen parë në plan afatgjatë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.