Nënë e biri i vjedhin 120 mijë € e flori ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, 400 mijë € u kapen në shtëpi
Alda Klosi, zyrtare pranë qeverisë, është personi që ka në posedim banesën ku janë vjedhur qindra-mijëra euro nga sanitarja Rozeta Dobi i dhe i biri Havier Dobi.
Shërbimet e policisë pas operacionit të së shtunës, ku gjetën e sekuestruan para dhe bizhuteri me vlerë mbi 120 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit kanë bërë një tjetër zbulim.
Policia njoftoi se këtë të diel se në vijim të hetimeve kishin zbuluar në tubat e ajrimit të banesës së nënë e bir edhe 404 800 euro, 8500 dollar dhe sende me vlerë.
Alda Klosi, rezulton një zyrtare e lartë në Kryeministri, ndërsa banesa e saj ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, të cilën e kishte marrë me qira.
Rozeta dhe Havier Dobi ndodhen prapa hekurave, ndërsa ndaj tyre rezultojnë edhe kallëzime të tjera për vepra të ngjashme.
Ende nuk ka një reagim nga ana tjetër, mbi deklarimet e Klosit për të ardhurat e saj dhe mënyrën se si janë përfituar, apo arsyeve pse i mbante në një banesë me qira.


