Peleshi: Shpresojmë të mos i përdorim dronët Bayraktar, nuk ka gjasa për konflikt në rajon
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë prezantimit të objektivave për vitin 2023 tha se nuk ka sinjale për konflikte të mundshme në rajonin tonë.
Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se vendi ynë nuk duhet të përgatitet edhe për ditën më të keqe, duke shtuar se është forcuar kapaciteti dhe forca ajrore e vendit tonë.
Peleshi u shpreh se nuk ekziston mundësi e përdorimit të dronëve të blerë nga Turqia, pasi vendi ynë është pjesëtar i NATO-s.
Peleshi: Natyrisht që nuk urojmë, nuk besojmë, nuk ka gjasa, nuk ka sinjal për t’u shqetësuar për ndonjë përfshirje të mundshme të ndonjë konflikti ushtarak për vendin tonë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të përgatitemi edhe për ditën më të keqe. Në këtë kuadër, edhe për shkak të tronditjes që ka pësuar gjeopolitika mbas luftës në Ukrainë, ne vendosëm të pasurojmë forcën tonë ajrore me një kapacitet modern dhe shumë efikas.
E them edhe një herë, shpresojmë që të mos kemi nevojë që t’i përdorim dhe nuk ka për t’u përdorur se ne jemi një vend në NATO. Nuk kërcënohet Shqipëria, është e pakërcënueshme Shqipëria. NATO është aleanca më e madhe politike dhe ushtarake në botë.

