Peleshi: Do të krijojmë njësinë e mbrojtjes kibernetike, po rekrutojmë ekspertë me paga të mira
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë konferencës së sotme për objektivat e vitit 2023 tha s enjë nga projektet e rëndësishme është mbrojtje kibernetike.
Ai u shpreh se një gjë e tillë është sjellë në vëmendje pas sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë dhe shtoi se në 2023 do të rekrutohen ekspertë për sigurinë kibernetike.
Peleshi: Një nga projektet e rëndësishme është njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike e cila ka marrë një peshë të re për shkak edhe të sulmeve kibernetike të vitit të kaluar. Ne e patëm filluar punën para tyre. Viti 2023 do të jetë viti kur kjo njësi të ketë plotësuar kapacitetet e saj njerëzor. Po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike. Kemi rritur pagat. Burokracia shtetëror nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuar. Qeveria po aplikon një regjim kompetitiv. Në tregun e punës këto janë profesionet më të mirëpaguara.
Mund ta sheshin veten edhe përtej kufijve pa qenë nevoja të lëvizin nga Shqipëria. Sepse shumë shërbime mund të ofrohen online. Nëse nuk jemi konkurrues në pagesa nuk rekrutojë dot staf. E kemi vendosur do të jemi madje, në institucionet e shtetit, do të kenë paga më të mira dhe se private. Deri tani kemi rritur ndjeshëm. E testuam me 7 vende pune që hapën në njësinë ushtarake për mbrojtjen kibernetike. Do krijojmë qendrën operacionale për sigurinë kibernetike.
