Ju flet Moska - SPAK të arrestojë dy "Stela Gugallat" TNLD, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj
SPAK të arrestojë dy "Stela Gugallat" TNLD, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për disa persona lidhur me aferën e incineratorëve. Ka shumë femra për të cilat Edi Rama është mburrur se u jep pushtet, por këto janë përdorur që të hedhin firma.
Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e incineratorëve të këtyre koncesione në këto 9 vite të qeverisjes.
Të dyja janë Trup i Nivelit të Lartë Drejtues të shërbimit civil. Gratë më e lartë në administratë. Të dyja këto nuk janë arrestuar sot, edhe pse janë shumë të përziera.
Alda Klosi ka dalë foto së bashku me Rovena Beqirajn, që ka qenë drejtoreshë e agjencisë së trajtimit të koncesioneve dhe PPP-ve në ministrinë e zhvillimit ekonomik.
Beqiraj doli në komisionin parlamentar të incineratorëve duke thënë se për Elbasanin nuk kishte lidhje sepse nuk kishte kërkesë për agjencinë e saj.
Kjo Rovena Beqiraj është produkt, sepse nëse ka një bashki të kontrolluar nga mafia si model është ajo e Elbasanit.
Në maj 2007 Qazim Sejdini mori mandatin dhe menjëherë Beqiraj u bë drejtoreshë e çështjeve ligjore në bashki deri në vatin 2015.
Në vitin 2014 u krijuar kompania e Stela Gugalljes, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirin. Pastaj u bënë ato procedurat e përshpejtuara për incineratorin e Elbasanit.
