Pastruesja u vjedh 80 milionë lekë, arrestohet edhe djali i saj. Policia sekuestron paratë dhe dy makina të blera me to
Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, janë vënë në pranga nga efektivët e komisariatit nr.2 të Tiranës, pasi rezultojnë të kenë kryer një vjedhje gjatë muajit dhjetor në një banues tek “Rruga e Kosovarëve”. Sipas të dhënave, Rozeta punonte si sanitare në atë apartament ku së bashku me djalin e saj kanë arritur të marrin para kesh, por dhe sende me vlerë
Ky që shikoni në këtë foto është Havier Dobi 23-vjeç.
Ai së bashku më nënë e tij, Rozeta, nëpërmjet vjedhjes kanë arritur të marrin para dhe sende më vlerë në një apartament në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë .
E gjithë skema e vjedhjes ishte përgatitur nga nënë e bir pasi Rozeta punonte si sanitare në atë banesë, ku u krye grabitja.
Denoncimi erdhi më 15 dhjetor ku pronarët e shtëpisë treguan se çelësin e apartamentit të tyre e kishte edhe sanitarja, Rozeta Dobi.
Në përfundim të ekzaminime në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e gishtave të nën֝ës dhe të birit.
Pas këtij moment ata janë mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë teksa është dokumentuar se autorët e vjedhjes së banesës janë pikërisht sanitarja dhe djali i saj.
Gjatë momentit të kontrollit të banesës së tyre, policia gjeti mbi 8 milionë lekë të dyshuara si të vjedhura në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.
