Shkodër: Nëna hedh foshnjën 1 javëshe në lumin Kir, arrestohet për vrasje me dashje

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Shkodër ku  mësohet se një 32-vjeçare ka hedhur në lum foshnjën e saj e cila kishte ardhur në jetë një javë më parë.Orjana Gremi ka rënë në pranga ndërsa në deklarimin e saj në polici ajo nuk ka shfaqur pendesë.

Një grua 32 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka hedhur në lumin Kir foshnjën e porsalindur.

Trupi i pajetë i foshnjës të seksit mashkull është gjetur në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir.

Fëmija kishte lindur më 30 dhjetor 2022.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës" informoi sot policia e Shkodrës.

Fillimisht 32 vjeçarja Orjana Gremin banuese në fshatin Myselim u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, më pas në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Trupi i pajetë i bebes u gjet mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Postribë, ndërsa  nëna 32-vjeçare u shoqërua e më pas u arrestua.

Paraprakisht mendohet se 32 vjeçarja e ka hedhur foshnjën në lumë me datën 5 janar një ditë pasi kishte lënë spitalin e Shkodrës ku dhe kishte lindur.

Mësohet se kanë qenë 2 misionarët e kishës katolike që kanë njoftuar policinë pasi e kanë gruan pa foshnjen.

Ende nuk dihet arsyet që mund të kenë çuar Orjana Gremin e cila kishte shkuar tek të afërmit në fshati Myselim të Postribës të kryente aktin e rëndë por nga dekalarimet e para në polici ajo nuk ka shfaqur pendesë dhe ka thënë se e ka kryer aktin pasi nuk kishte mundësi financiare të mbante.

Policia tha se ka referuar çështjen nën akuzën e “vrasjes me dashje”

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë "vrasja me dashje" dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg, ndërsa në pot ë njëjtin kod saktësohet se vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas lindjes, dënohet me burgim deri në pesë vjet.