Drogë, grabitje dhe krime kundër personit, prangoset 36-vjeçari turk! Tentoi të hynte në Shqipëri nga Morina

Një 36-vjeçar turk, i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit ka rënë në prangat e policisë shqiptare. Bëhet fjalë për Kesim Sedal, i cili edhe pse në kërkim ndërkombëtar, ai tentoi të hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera, në bashkëpunim edhe me Interpol, rezultoi se shtetasi turk ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë me qëllimin për t’u ekstraduar drejt Turqisë.