Mori bonusin e hodhi të porsalindurin në Kir, e denoncuan misionaret e Kishës. Gruaja: S'kisha mundësi ta mbaja

Mbarë shoqëria është tronditur nga ngjarja e rëndë në fshatin e Postribës, disa km larg qytetit të Shkodër ku një 32 vjeçare hodhi foshnjën e saj të porsalindur në lumin Kir.

Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 janar 2022 në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir. 

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur 2 ditë më parë kur lehona ka lënë spitalin e Shkodrës, ku kishte sjellë në jetë foshnjën më 30 dhjetor 2022. 

“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja” i ka thënë ajo policisë së Shkodrës.

Ora News mëson se Orjana Gremi kishte dalë nga spitali pikërisht më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit prej 40 mijë lekëve.

Misionaret e kishes denoncuan

Dy misionare të Kishës Katolike kanë bërë denoncimin në polici pasi kanë parë që lehona nuk ka pasur me vete fëmijën e saj dhe kanë dyshuar për krimin e rëndë.

Policia ka nisur kontrollet deri sot në mëngjes kur dhe ka gjetur trupin e pajetë.

Asnje pendese

Gruaja ishte shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje dhe pasi është gjetur trupi i pajetë i foshnjes i kanë vënë prangat për "Vrasje me dashje"

32 vjeçarja nuk ka shfaqur shenja pendese por ka thënë se nuk kishte kryer veprimin pasi nuk kishte mundësi ta mbante foshnjen. 

Në pyetje do të merren dhe të afërmit e saj. Sipas të dhënave të para 32 vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkoder tek dajat e saj në fshatin Postribë.

Banorët jashtë kamerave thonë se 32 vjeçarja nuk ka lidhje me zonën, ndërsa për të gjetur foshnjen ishin angazhuar fëmijë dhe banorë të zonës.