Sebastian Haller gati të rikthehet pas dy operacioneve për te hequr kancerin

 

Numërimi mbrapsh sapo ka nisur. Sebastian Haller, i shoqëruar nga një ndjenjë çlirimi, po rikthehet. Pas një beteje të frikshme me kancerin në testikuj dhe një cikli të vuajtur kimioterapie, sulmuesi i Borussia Dortmund u nis me skuadrën në Spanjë për fazën përgatitore.

Haller ka një objektiv të qartë, të luajë me skuadrën e tij që në ndeshjen e parë të vitit, atë kundër Augsburg në 22 janar në “Signal Iduna Park” përpara murit të verdhë. Ky ishte edhe objektivi i lojtarit nga Bregu i Fildishtë, i blerë në verë nga Ajax për 31 milionë euro, transferimi i dytë më i shtrenjtë i Borussias pas Dembele.

Rasti i Haller ngjalli edhe shumë polemika në Gjermani ku mjekët kanë nënvizuar nevojën që në rastet e transferimeve, të kryhen edhe teste më të detajuara në lidhje me kancerin e testikujve, një nga llojet më të përhapur te meshkujt por jo me nivel të lartë fataliteti.

Haller iu nënshtrua dy operacioneve për pastimin e plotë ndërsa prej javësh po stërvitet me kapacitet maksimal, aq sa edhe rejtori sportiv, Kehl ka deklaruar se mjekët po e këshillojë ta ulë disi ritmin.