Vlorë, italiani hidhet nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira prej një viti
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 6 Janar 2023, 21:37
Një shtetas italian është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte në Vlorë duke gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë.
"Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë" njoftoi policia.
Viktima Daniele Amurro mësohet se kishte gati një vit që jetonte me familjen në fshatin Cerkovinë në një banesë me qera.
Shkaqet thotë grupi hetimor nuk dihen ende.
Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

