Pas dy ditësh protestë, punonjësit e fasonerisë në Bilisht do të kthehen në punë

Pas protestës për 2 ditë më radhë, punonjëset e fasonerisë në Bilisht do të rikthehen në punë.

Kjo për shkak se pronari i subjektit ka vendosur ta kthejë kryesindikalisten Mirjeta Mulla në fasoneri.

Ndër të tjera, mësohet se pronari u ka shlyer në bankë pjesën e mbetur të pagesave, si edhe ka njohur sindikatën, pasi ndaj tij një ditë më parë u mor masë për mosnjohjen e saj.

Rikthimi në punë e punonjëseve do të bëhet ditën e nesërme.