Njëri rreh kunatin, tjetri i dehur në timon bën për spital 70-vjeçarin pasi e përplasi me makinë, dy të arrestuar në Vlorë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e saj, policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin K. V., 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.