"Paga të ulëta, pa siguracione...", punonjëset e fasonerisë në Bilisht sërish në protestë

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë dalë në protestë ditën e sotme. Shkak i protestës është përgjysmimi i pagave mujore. Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u është dhënë leja vjetore, ndërkohë ka punonjëse të pasiguruara.

Përgjysmimi i pagës dhe kushtet jo të përshtatshme në punë ka ngritur në protestë 150 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Bilishtit.

Shkak i protestës ka qenë dhe pushimi nga puna i kryetares së Sindikatës të pavarur të kësaj fasonerie, e cila sipas punonjëseve ka kërkuar të drejtat e tyre të munguara.

"Jemi mbledhur për shoqën që na e përzuri nga puna. Ajo është e sindikatës dhe përfaqëson punëtorët, duam të kthehet në punë. Nuk duam të largohet sindikata"

Edhe kryetarja e sindikatës së kësaj fasonerie Mira Mullai, ka pranuar se pushimi i saj ka ardhur për shkak të kërkesave të vazhdueshme që ka bërë në mbështetje të kërkesave të punonjëseve që kanë të bëjnë me pagën minimale.

"I kam përfaqësuar këto gra për pothuajse një vit. Kam kërkuar të drejtat që na jep ligji pavarësisht se nga ana e pronarëve e përbuzje"

Ndërkohë pronari i kësaj fasonerie Fatjon Shega pretendon se ka qenë korrekt me punonjësit e fasonerisë ndërsa largimi ka ardhur për shkak të reduktimit të punës.

"Nuk kemi marrë shumë punë prandaj jam detyruar të shkurtoj. Mund të shkurtoj 5 apo 20 se nuk kemi punë"

Kjo është hera e dytë që punonjëset e kësaj fasonerie protestojnë pothuajse për të njëjtat probleme.

"Paga të ulëta, pa siguracione...", punonjëset e "Paga të ulëta, pa siguracione...", punonjëset e "Paga të ulëta, pa siguracione...", punonjëset e