Ky është Alban Velo, i arrestuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë
Ky është Alban Velo i arrestuar nga policia si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës më 16 dhjetor 2022.
Ora News ka siguruar foton e 30 vjeçarit lindur në Këlcyrë të Përmetit dhe banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim bashkëautori, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
"Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit" informon policia.
Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.
Alban Velo u arrestua në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2023, ndërsa policia njoftoi dy ditë më pas 3 janar, detajet e operacionit policor të kodua “EAGLE EYES" ku si rezultat u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë.

