“Ata që i thonë vetes elitë intelektuale, janë shërbëtorët të elitës politike”, Demalia nuk nguron të përmend emra

Analisti, Ilir Demalia  thotë se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë njësoj.

Ai u shpreh se “Pas luftës deri sot ata që i thonë vetes elitë intelektuale kanë qenë shërbëtorët më të mirë të elitës politike dhe ne këta i marrim si modele”.

Demalia: PD nuk ofron alternativë. Partia socialiste është ‘same shit’. Ne kemi banada që janë në pushtet për të zhvat këtë vend.  Ne pa pranuar gjendjen ku jemi nuk mund të fillojmë të rregullohemi. Jo vetëm për median por është dhe aspekt kulturor. Është një gjendje e rëndë kriza politike është kudo në botë por jo si te ne. Parlamentit i ka mbetur vetëm të vendoset ringu dhe të fillojë grushti.  Shqiptarët e kanë gjetur rrugën e votimit, po ikin. Votimi i shqiptarëve është të ikin nga Shqipëria dhe nga kjo klasë politike. Nëpërmjet llumit mediatik, kulturor e intelektual jeton kjo klasë politike. Po ku ka pas Shqipëria intelektualë. Pas luftës deri sot ata që i thonë vetes elitë intelektuale kanë qenë shërbëtorët më të mirë të elitës politike dhe ne këta i marrim si modele.

Ai nuk nduroi të përmend dhe emra.  

Demalia: Nga se t’ja filloj, nga Kadare i pari shërbëtor i regjimit komunist deri në maksimum, merr gjithë titujt nga regjimi komunist, përfiton gjithçka nga regjimi komunist. Para disa vitesh po dëgjoja një intervistë për Natasha Lakon që ka një poezi 4 herë ka fjalën parti. Këta si me regjimi komunist si pas ’90-tës se  mbështetin regjimin dhe përfitojnë nga sigurimi dhe mos të përmend Preç Zogaj.


 

Për Kadarenë ai u shprehesh “ky njeri që e marrim si model nuk hap gojë për asgjë që ndodh në Shqipëri se ka hall të rregullojë vajzën”.

Demalia: Kadare ky njeri që e marrim si model nuk hap gojë për asgjë që ndodh në Shqipëri se ka hall të rregullojë vajzën. Dhe vajza e tij duke qenë se u rrit në Francë dhe nuk është e zonja të gjej një punë në Francë e çon ambasadore. Është turp e faqja e zezë për gazetën Guradia që rreshton librin e Blendi Fevziut në 10 librat më të mirë. Ai është thjesht një material i marrë nga arkiva i vënë Blendi Fevziu në fillim. Njerëzit në Shqipëri nuk e kuptojnë që po të paguash një faqe gazete. Blendi Fevziu manipulon Shqiptarët me këtë. Materialin arkivor e ka futur aty. Dhe njerëzit marrin rrugën e ikin. Kur marrin rrugën dhe ikin dhe të vjetrit imagjino për të rinjtë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.