Korçarja në Itali ruan traditën e bakllavasë, por nuk harron as thierzat

Shtëpia duhet të jetë domosdoshmërisht e pastruar me kujdes në natën e ndërrimit të viteve. Denita Prrenjasi, e cila jeton në Itali tregon se përveç kësaj tradite, bakllavaja nuk duhet blerë, por duhet përgatitur vetë.

Siç ia ka trashëguar e ëma, por kjo nuk mjafton.

Ushqimi i mirë dhe harmonia duhet të jenë pjesë e tryezës.

"Sigurisht që i kemi ruajtur traditat shqiptare, duke filluar që nga bakllavaja, pastrimi i shtëpisë, gjeli i detit me përsheshin, zakone te tjera që kam fituar këtu në Itali janë gatimi i thjerëzave që këtu mendohet se sjellin fat, edhe të veshim diçka të kuqe  për atë natë që është simbol i prosperitetit."

Petat i bej vetë, e kam bërë bakllavanë vetë, nuk i hapim më nëpër krevate petat, por i thajmë pranë sobës, unë besoj një ushqim i mirë edhe sa më shumë harmoni nuk duhet ti mungojë tryezës së ditëve të para të vitit.

Sipas traditës italiane pemën e ka ende në shtëpinë e saj, deri në datën 6 janar.

Në Itali e mbajmë pemën e mbajmë nga data 8 dhjetor deri në datën 6 janar, Festat nuk i ndjejmë shumë por përpiqemi midis nesh ta krijojmë atë atmosferën, diçka që më mungon jashtë mase janë familjarët”