“Keku i Mbretëreshës” nga Greqia në Norvegji, tryeza plot në familjen e Sonilës

Larg Shqipërisë, emigrantja shqiptare në Norvegji përlotet për familjarët e saj. Sonila Myzeqari e mban tryezën shtruar disa ditë, për të prodhuar bollëk në 2023-in. Megjithatë gjeli i detit mban vendin e parë. 

Tryezën e kam akoma shtruar, në shtëpinë time nuk mungon kurrë gjeli i detit. Unë kam ardhur emigrante nga Greqia në Norvegji, kam jetuar 20 vite atje edhe kudo ku kam ikur gjeli vjen me ne, fluturon me ne!

Por bakllavanë e ka zëvëndësuar me një traditë greke, të cilën e ka marrë me vete edhe në Norvegji.

"Bakllava nuk bëra këtë vit, ne kemi një traditë që bëjmë një kek me lek brënda dhe kujt i bie leku, është më i mbari në vitin e ardhshëm. Kjo është Vasilopita, traditë që e kam sjellë nga greqi, sipër kam shkruar gëzuar 2023. Në 12 “thyej” një shegë për të larguar të keqen, hyn bashkëshorti me këmbën e djathtë duke bërë mirëseardhjen e vitit të ri. "