Babai ktheu “tersin” e vitit të shkuar në shtëpi, Emigrantja në Belgjikë kujton traditën e Vitit të Ri
Prej 6 vitesh jeton në Belgjikë, Marsida Hysa emigrantja shqiptare me origjinë nga Elbsani sjell atmosferën festive të familjes së saj në studion e RtvOra por me pengje dhe mall për Shqipërinë, me mall për të shkuarën.
Prandaj traditat nuk i ka harruar, bakllavaja zë vendin e parë e nuk i mungon tavolinës asnjë vit.
Ndër kujtimet e saj sjell një moment komik të fëmijërisë, kur i ati theu një traditë të rëndësishme e cila simbolizonte mbarësinë e ditës së parë të vitit dhe gjithë kalendarit të ri.
“Me sa mbaj mend kur isha e vogël nga zakonet tona më kujtohet që pas orës 12:00 kur hidheshin edhe fishekzjarret dhe ne dilnim jashtë për ti parë, e kishim si zakon që hidhnim diçka të vjetër nga shtëpia, babai të nesërmen iku për të pirë kafe dhe kur u kthye, u kthyer me trikon e vjetër në dorë që ne kishim hedhur.”
Marsida tregon se dikur edhe pse me vështirësi tryezat ishin plot, e gozhdoheshin përpara ekranit me parodistët e Vlorës, por edhe aktorët e të gjithë Shqipërisë.